Çitaku: Kurti po synon ta shuajë zërin tonë, ka uzurpuar zyret dhe kompetencat

Prishtinë | 21 Kor 2025 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 50-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ajo akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokim të qëllimshëm të institucioneve.

“Nga përfundimi i procesit zgjedhor, 162 ditë, pa institucione funksionale, pa një Kuvend të konstituuar, me një Qeveri që ka uzurpuar zyret dhe kompetencat dhe që në mënyrë të jashtëligjshme vazhdon të marrë vendime që ndëshkojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për 162 ditë, Albin Kurti ka synuar të shuajë zërin tonë dhe të na pamundësojë ushtrimin e detyrave që na i ka besuar qytetari i Republikës së Kosovës”, u shpreh tutje Çitaku.

Të ngjashme