Deputeti i LDK-së, Fadil Hadërgjonaj, ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, gjatë dështimit të 50-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Për të 50-ën herë, më i moshuari nga ne dhe ushtrues i kësaj seance, nuk po ushtron as autoritetin që ia njeh tradita, e as përgjegjësinë që ia ngarkon Kushtetuta dhe ligji,” deklaroi Hadërgjonaj nga foltorja.
Ai theksoi se mungesa e veprimit po dëmton kredibilitetin institucional dhe procesin demokratik në vend.
