Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka reaguar pas dështimit të 50-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke shprehur zhgënjim dhe gatishmëri për veprim, raporton Ekonomia Online.
“Jam këtu për të ushtruar autoritetin tim, atë që e kam, dhe i qëndroj mbrapa asaj që them. Situata është e papranueshme,” u shpreh Berisha nga foltorja.
Ai theksoi se është i gatshëm të votojë për çdo kandidat për kryetar Kuvendi, por me kusht që votimi të jetë i hapur dhe transparent.
“Kam vendosur të dal dhe ta përdor këtë foltore, në të 50-ën herë së provuari së ndërtuari institucionet. Në pamundësi për të bërë më shumë, në pamundësi për të përdori institucionet kushtetuese dhe përdorur gjendjen e atij komuniteti që më ka pru këtu, unë kam vendos që sot me shfrtyëzu të drejtën time të fjalës, e cila më pamundësohet herë pas here, duke mos e dhënë mundësinë nga moskonstituimi i Kuvendit”.
“Për mua, kjo situatë është e papranueshme, jam një deputet, kam përgjegjësi publike dhe institucionale dhe jam i gatshëm të marrë përgjegjësi. Jam këtu për të ushtruar autoritetin tim, atë që e kam, dhe i qëndroj mbrapa asaj që them”, tha tutje Berisha.
