Abdixhiku për Kurtin: Meqë s’po do të formojë shumicën, t’i merret e drejta

Prishtinë | 23 Kor 2025 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokrastike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas ndërprerjes së seancës së sotme, raporton Ekonomia Online.

“Në fakt, Gjykata Kushtetuese është shumë e qartë, përgjegjësia për formimin e shumicës i takon të parit. Meqë i pari nuk po do ta shfrytëzojë këtë të drejtë, atëherë kjo e drejtë t’i merret të parit pra, ky është mendim politik. Ne po japim një mendim tonin, le t’i merret e drejta”, tha Abdixhiku.

“Vendit i duhet qartësim se cfarë ndodh pas periudhës 30 ditore dhe kalimit të afatit të dhënw nga Gjykata Kushtetuese. Nuk kemi dyshim që tashmë ka edhe shkelje kushtetuese sa i përket lëndës sonë të dërguara në Gjykatën Kushtetuse ku më i moshuari i kuvendit ka refuzuar të respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese paraprak duke insistuar në votim të komisionit”, tha ai.

Sa i përket dërgimit të kërkesës së presidentes në Kushtetuese Abdixhiku tha se thelbi i lëndës është se çfarë ndodh pas 30 ditëve, duke shtuar se nuk e sheh si të dëmshme apo të pavend kërkesën për masë të sigurisë.

“99 për qind të rasteve në Gjykatën Kushtetuese që dërgohen lëndë zakonisht kërkohet edhe masa. Meqenëse kemi një rrjedhë të afatit dhe konsiderojmë që kemi paqartësi nuk e shohim si të dëmshme dhe të pavend. Masa nuk është thelbi i lëndës. Thelbi i lëndës është se çfarë ndodh pas 30 ditëve. Nuk kemi qartësi se çfarë ndodh tutje”, tha ai.

Të ngjashme