Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat as para dhe as pas seancës së 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Pavarësisht interesimit të madh të gazetarëve, Kurti zgjodhi të kalojë në heshtje, ndërsa vendi po përballet me tension politik për shkak të vonesave në formimin e institucioneve.
