Agjencia e Hetimit Gjyqësor të Kosta Rikës ka konfirmuar shkakun e vdekjes së Malcolm-Jamal Warner.
Aktori i cili u bë i famshëm si Theo Huxtable në “The Cosby Shoë”, vdiq tragjikisht ndërsa ishte me pushime në Kosta Rika të dielën. Vdekja e tij u cilësua si mbytje në pritje të autopsisë.
Së fundmi është bërë publik rezultati i autopsisë. Malcolm-Jamal vdiq si pasojë e asfiksisë aksidentale nga zhytja. Aktori po notonte në plazh kur duket se një rrymë e fuqishme e përfshiu nën ujë.