Në Kosovë sot temperatura deri në 39 gradë Celsius

Prishtinë | 24 Kor 2025 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.

Instituiti Hidrometerologjik i Kosovës thotë se mund të keni rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 20-54 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 36 deri në 39°C.

Të ngjashme