Njohësi i emergjencave civile: Mbi 320 zjarre vetëm këtë javë, situatë shumë e rrezikshme

Prishtinë | 24 Kor 2025 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti, vlerëson se zjarret e shumta dhe përhapja e tyre kanë shkaktuar situatë të rrezikshme, transmeton Ekonomia Online.

“Mbi 320 raste të zjarreve vetëm këtë javë, me shtatë zjarre ende aktive. Një zjarrfikës dhe një qytetar kanë humbur jetën, ndërsa dy zjarrfikës janë lënduar. Temperaturat ekstreme dhe përhapja e zjarreve kanë krijuar një situatë shumë të rrezikshme. Kjo është një emergjencë që kërkon mobilizim dhe përgjegjësi të përbashkët. Qytetarët duhet të dinë se ndezja e zjarreve të hapura është e ndaluar në çdo formë në të gjithë territorin e vendit, andaj kërkohet kujdes i shtuar dhe bashkëpunim me institucionet. Vetëdijesimi qytetar është thelbësor për parandalimin e dëmeve në njerëz, natyrë dhe pronë. Respekt dhe mirënjohje për heronjtë e këtyre ditëve, zjarrfikësit dhe të gjitha ekipet që po punojnë pandërprerë në terren”, tha Ahmeti.

Të ngjashme