Gjykata Kushtetuese e Kosovës hedh poshtë kërkesën e Sali Berishës për shkelje kushtetuese

Prishtinë | 24 Kor 2025 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KI237/24, të parashtruar nga Sali Berisha, i dënuar për marrje ryshfeti dhe mbajtje të paautorizuar të armëve. Gjykata vendosi njëzëri se nuk ka pasur shkelje të neneve 31, 32 dhe 54 të Kushtetutës, që garantojnë të drejtën për gjykim të drejtë, mjete juridike dhe mbrojtje gjyqësore të të drejtave.

Berisha kishte pretenduar se ishte futur në “kurth” nga autoritetet dhe se procesi gjyqësor kishte shkelje të rënda procedurale. Por Gjykata Kushtetuese vlerësoi se organet shtetërore vepruan në mënyrë pasive, pa cytje, dhe se gjykatat e rregullta kishin ofruar vendime të arsyetuara, në përputhje me standardet kushtetuese dhe evropiane për një proces të drejtë.

Si rezultat, kërkesa e tij u refuzua dhe masa e përkohshme e kërkuar nuk u pranua.

Të ngjashme