Një person është gjetur pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 07:27, në Gjilan.
Tutje thuhet se mjeku kujdestar ka konstatiar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.