Mbyllet procesi i likuidimit për KB “Cërrnica” në Gjilan

Prishtinë | 28 Kor 2025 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës ka miratuar përfundimisht përmbylljen e procesit të likuidimit për ndërmarrjen shoqërore GJI015 KB “Cërrnica” në Cërrnicë – Gjilan.

Me këtë vendim, numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve për të cilat është përmbyllur procesi i likuidimit arrin në 61.

Raporti përfundimtar është i publikuar në faqen zyrtare të AKP-së, ndërsa palët kanë afat 15-ditor për paraqitje eventuale të ankesave. Pas kësaj periudhe, vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Të ngjashme