Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë hapur kundër deklaratave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka mohuar ekzistencën e urisë në Gaza.
Gjatë një konference për shtyp në Skoci, ku u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump u pyet nga gazetarët nëse mbështet deklaratat e Netanyahut.
“Bazuar në atë që shoh në televizion, do të thoja se nuk jam veçanërisht dakord, sepse ata fëmijë duken shumë të uritur”, u shpreh Trump.
Ai theksoi se “në Gaza ka shumë njerëz të uritur”, duke sfiduar publikisht pozicionin e udhëheqjes izraelite mbi situatën humanitare në territorin palestinez.
Deklarata e Trump vjen në një moment kur situata në Gaza vazhdon të jetë kritike dhe ndihmat humanitare të kufizuara, ndërsa reagimi ndërkombëtar për krizën humanitare po shtohet.