Hoxha i PDK-së mbështet kandidatin Petrit Hajdari: Zgjedh unitetin, jo ndasitë

Prishtinë | 28 Kor 2025 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Komunës së Drenasit dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij të plotë për kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha ka bërë thirrje për unitet dhe ka theksuar se koha e ndasive dhe garave personale ka kaluar.

“Unë zgjedh unitetin. Zgjedh qytetarët, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Drenasin tonë. Sepse vetëm bashkë mund ta ndërtojmë”, tha ai.

Të ngjashme