Presidentja thërret konferencë për caktimin e gjyqtarit të Kushtetueses

Prishtinë | 05 Gus 2025 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur një konferencë për media për sot (e martë) në orën 16:30.

Në ftesën që u është dërguar mediave për pjesëmarrje në konferencë, arsyeja nuk është bërë e ditur.

Megjithatë, Klankosova.tv nga burimet brenda këtij institucioni merr vesh se temë do të jetë caktimi i gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Laban, si gjyqtar raportues për çështjen e ngritur pranë këtij institucioni nga vetë Presidentja në lidhje me ecurinë e konstituimit të Kuvendit.

Lënda në fjalë konsiderohet më e rëndësishmja, që ka të bëjë me mbrojtjen e rendit kushtetues por edhe me krijimin e precedentit për të ardhmen sa i përket krijimit të institucioneve.

Të ngjashme