Dasma me krisma armësh, Policia në Malishevë kryen kontrolle në dy lokacione

Prishtinë | 13 Gus 2025 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale në Gjakovë ka sekuestruar dy armë zjarri pas kontrolleve në dy shtëpi në Malishevë, të kryera si përgjigje ndaj të shtënave të raportuara më 12 gusht në fshatin Lladroviç.

Në vendngjarje u gjetën rreth 20 gëzhoja, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar nga autoritetet dhe kanë dorëzuar armët ilegale. Policia po vazhdon hetimet rreth rastit.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve të menjëhershme, njësia e hetimeve e mbështetur nga njësitë tjera relevante të policisë, ka identifikuar lokacionin dhe personat e dyshuar, ku fillimisht janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontrolli i shtëpive dhe intervistimi i tyre, ku personat e dyshuar kanë pranuar posedimin e armëve dhe kanë dorëzuar një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.”

Ndërsa në lokacionin tjetër, rasti u zbulua nga rrjetet sociale dhe i dyshuari është i moshës së mitur.

“Pas postimit të një fotografie në rrjete sociale ku shihej një person mashkull i mitur duke e mbajtur një pistoletë i njëjti është identifikuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës sociale, ku arma e ekspozuar i takonte një familjari mashkull i moshës madhore, i cili gjatë intervistimit deklaroi që është e tij dhe e dorëzoi vullnetarisht në Policinë e Kosovës.”/

Të ngjashme