Aksident fatal në Pejë, humb jetën një 60-vjeçar

Prishtinë | 15 Gus 2025 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Një burrë 60-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në rrugën “Ardian Krasniqi”, lagjja Dardania në Pejë. Sipas Policisë, në aksident ishte i përfshirë një kamion me rimorkio.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe trupi i tij është dërguar për obduksion. Rasti është nën hetim nga autoritetet përkatëse.

“Sot rreth orës 9:43, policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen Dardania. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe Emergjenca kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, tha ai.

Të ngjashme