Situata më e ndërlikuar paraqitet në komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarret janë ende aktive, por nën kontroll. Në këto zona ka qëndruar sot edhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, z. Metaj, i cili ka inspektuar nga afër veprimet në terren dhe ka vlerësuar përpjekjet e ekipit.Agjencia u shpreh mirënjohje të thellë për punën e palodhur dhe bashkëpunimin e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, KFOR-it, Forcës së Sigurisë së Kosovës, komunave dhe qytetarëve, të cilët kanë kontribuar në menaxhimin e situatës së zjarreve.