Sulmet ndaj Shoqërisë Civile, Kryeziu: Populizimi i ka verbuar, i ka bërë peng të ambicieve të tyre për pushtet të pakontrolluar

Prishtinë | 23 Gus 2025 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar rreth sulmeve ndaj shoqërisë civile. Ai ka thënë kjo e fundit e ndjek vetëm rrugën e qytetarëve, ligjeve e kushtetutës së Kosovës, e jo atë të Beogradit.

‘‘Nuk ia vlen të komentosh çdo mendim të politikanëve infantilë që qarkullon në politikën e Kosovës. Por sa i përket kësaj fushatës kundër shoqërisë civile, se gjoja na qenka me Serbinë?!

Shoqëria civile nuk e  ndjek rrugën e Beogradit e as të Tiranës – ajo e ndjek vetëm rrugën e qytetarëve, ligjeve e kushtetuës të Republikës së Kosovës. Nuk është shoqëria civile që ka ndryshuar  rrugë, por disa që e kanë harruar të tyren – ose nuk e kanë ditur kurrë. Sot i ka verbuar populizmi dhe i ka bërë peng të ambicieve të tyre për pushtet të pakontrolluar’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme