Mbesa e denoncon xhaxhain në polici, kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time

Prishtinë | 23 Gus 2025 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Policia në Elbasan ka proceduar penalisht një 51-vjeçar, pasi të njëjtin e ka raportuar mbesa e tij, 22 vjeçe, për kryerje të marrëdhënieve seksuale pa dëshirën e saj.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth 1 muaj më parë, teksa thuhet se Prokuroria po i vijon hetimet për verifikimin e kallëzimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, u tha në njoftimin e Policisë së Elbasanit. 

Të ngjashme