Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media në orën 10:00

Prishtinë | 28 Gus 2025 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, do të mbajë konferencë për media në orën
10:00.

Konferenca do të mbahet para sallës së mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit, njoftoi Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit.

Ekonomia Online raporton se nuk dihet arsyeja e kësaj konference, por ajo vjen para vazhdimit të seancës konstituive që mbahet sot prej orës 11.00 si dhe pas një punimi të publikuar me bashkautorësi të Dimal Bashës, kur ishte student, me një varg akuzash të rënda ndaj UÇK-së, që shkaktoi një valë reagimesh të rrepta ndaj Bashës.

Të ngjashme