Basha për dorëheqjen e Aliut: E natyrshme të ketë pakënaqësi, e çmoj kontributin e tij

Prishtinë | 28 Gus 2025 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se e çmon kontributin e ish-ministrit Liburn Aliu në Vetëvendosje dhe punën e tij si ministër, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, është e natyrshme të ketë pakënaqësi. “Kjo është demokracia”.

“Kam pasur edhe kërkesa për dorëheqjen e ministrit Liburn Aliu.Sa për informacionin tuaj, unë lexova në media se ai ka dhënë dorëheqje nga posti i tij me rastin e votimit tim si kryetar i Kuvendit. Unë e çmoj kontributin e tij në Vetëvendosje, por e respektoj edhe punën e tij si ministër. Është normale të ketë pakënaqësi. Kjo është demokracia. Unë e çmoj kontributin e tij në Lëvizje dhe si ministër”, tha ai.

Të ngjashme