Shkrimi kundër UÇK-së, Izmaku: Basha të dorëhiqet ose të shkarkohet

Prishtinë | 28 Gus 2025 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Nismas, Xhevahire Izmaku ka komentuar konferencën e kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, duke e quajtur se turpi që e ka kapur atë për punimin shkencor, e që vihen në pah qëndrimet e tij kundër UÇK-së, nuk kalon me një konferencë për shtyp.

Përmes një njoftimi në Facebook, Izmaku thotë se Basha duhet të jap dorëheqje, ose të shkarkohet.
“Jo, nuk kalon ky turp me një konferencë për shtyp! Dorëheqje ose shkarkim! Kërkoj që jo vetëm ne që ngritëm dorën kundër, por edhe njerëzit me gjykim të shëndoshë dhe ata që e duan vendin e sakrificën e UÇK-së, edhe brenda VV-së, të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Dimal Bashës”, ka shkruar deputetja.

“Një njeri që ka bashkautorësi në punime shkencore kundër UÇK-së, në linjë me Serbinë, Dik Martyn dhe Rusinë, nuk mund dhe nuk guxon të udhëheqë Kuvendin e Kosovës. PDK dhe AAK duhet të japin llogari për këtë shkarje të rëndë! Punimet shkencore nuk botohen me bashkautorësi pa besim dhe pa përputhje në qëndrime. Me votën e tyre, ata e bënë këtë narrativë pjesë të institucionit më të lartë të vendit”.

Të ngjashme