Murati: Nëse jo Rashiq, kush duhet të zgjidhet nënkryetar nga pakica serbe

Prishtinë | 28 Gus 2025 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i ka kritikuar partitë politike që kanë qenë në opozitë në
legjislaturën e kaluar, PDK, LDK dhe AAK e Nisma, për mosvotimin e Nenad Rashiqit nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Nuk e kuptojmë cili është qëllimi i deputetëve të opozitës, ku një pjesë abstenon, siç janë deputetët e PDK-së dhe AAK dhe NISMA, ndërsa ata të LDK nuk merr pjesë në votim”, tha Murati për gazetarë.

Ai tha se dëshiron t’i pyesë ata se, “nëse jo Nenad Rashiq, kush nga pakica serbe duhet të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, sipas tyre”.

“Besoj këtë pyetje duhet t’ua bëjmë atyre vazhdimisht deri në seancën e ardhshme”, shtoi ai.

Të ngjashme