Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër

Prishtinë | 28 Gus 2025 | 23:14 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se ka mbetur vetëm edhe 1 ditë për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit për të votuar në Zgjedhjet Lokale 2025.

Deri më tani, janë regjistruar 32,333 votues nga diaspora. Të gjithë ata që dëshirojnë të votojnë duhet të përfundojnë regjistrimin deri më 29 gusht 2025.Votimi mund të bëhet:

Online: https://diaspora.kqz-ks.org

Me postë: në kutinë postare të KQZ-së

Për më shumë informacione:

https://kqz-ks.org/votimi-jashte-kosoves/

Të ngjashme