Lista Serbe do të marrë pjesë në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit me numrin 170 në fletëvotim, raporton Ekonomia Online.
Numri është caktuar pas hedhjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku u përcaktua renditja e 93 subjekteve politike të certifikuara për këto zgjedhje.
Lista Serbe do të garojë për kryetarë komunash dhe anëtarë të kuvendeve komunale në disa komuna me shumicë serbe.