Azemi takohet me udhëheqësin e Prishtinës për rritjen e pagave të punëtorëve teknikë

Prishtinë | 04 Sht 2025 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është takuar sot me udhëheqësin e Komunës së Prishtinës për të diskutuar rritjen e pagave për punëtorët teknikë të shkollave dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF) në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e kushteve të punës dhe trajtimit financiar të punëtorëve teknikë në institucionet publike të Prishtinës.

Të ngjashme