Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar paraburgim për policin e Njësisë Speciale, M.L., i dyshuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “zbulim të fshehtësisë zyrtare” dhe vepra të tjera penale. Ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrën për përfitime pasurore, ka zbuluar informacion hetimor, ka mbajtur municion pa leje dhe ka përdorur armën në një lokal nate.Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe veturën e tij, janë sekuestruar dy telefona dhe fishekë. Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.