OVL-UÇK: Kemi dërguar letra dhe kërkesa ndërkombëtarëve për Gjykatën Speciale

Prishtinë | 05 Sht 2025 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se organizata ka ndërmarrë një sërë veprimesh ndërkombëtare për të adresuar çështjen e Gjykatës Speciale, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se janë dërguar letra ish-presidentit amerikan Donald Trump, eurodeputetëve dhe Komisionit të BE-së për Demokraci.

Gjithashtu, janë zhvilluar takime me ambasadorë dhe janë vizituar disa ambasada, përfshirë ato të Gjermanisë, Shqipërisë, Turqisë, Suedisë, Zvicrës, Bullgarisë dhe Zyrën e BE-së në Kosovë.

Syla njoftoi se janë mbajtur takime edhe me liderët politikë vendorë si Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Fatmir Limaj dhe Selim Pacolli.

“Disa nga aktivitetet dhe letrat e dërguara të OVL-së drejtuar institucioneve dhe personaliteteve ndërkombëtare në lidhje me Gjykatën Speciale, i kemi shkruar Donald Trump, eurodeputetëve, Komisionit të BE-së për Demokraci. Kemi bërë ftesë për të takuar ambasadorët, ambasadat që kemi vizituar: Gjermania, Shqipëria, Turqia, Suedia, Zvicra, Bullgaria dhe Zyra e BE-së, etj. Ne kemi takuar edhe liderët e partive politike, siç janë Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Fatmir Limaj, Selim Pacolli, takime me përfaqësues.”

Të ngjashme