Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe LDK-në për dështimin katërvjeçar në menaxhimin e buxhetit komunal.
Murati thekson se Komuna e Prishtinës nuk ka arritur të miratojë projekt-buxhetin për vitin 2025 brenda afateve ligjore, duke humbur të gjitha mundësitë për përfshirjen e tij në Ligjin e Buxhetit të Kosovës.
Ai shton se Rama po përpiqet të arsyetojë dështimin përmes viktimizimit, por sipas Muratit, kjo nuk do të bindë qytetarët, pasi besimi i tyre tashmë është keqpërdorur.