Përvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, meshë solemne në Katedralen e Prishtinës

Prishtinë | 05 Sht 2025 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt sot një meshë solemne në nder të 9-vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës. Ceremonia mblodhi dhjetëra besimtarë dhe personalitete fetare, ku u lexuan vargje nga Bibla dhe u kënduan himne në lavdi të shenjtores shqiptare, raporton Ekonomia Online.

Ipeshkvi i Prishtinës, Imzot Dodë Gjergji, falënderoi të Dërguarin e Posaçëm të Atit të Shenjtë në Kosovë, Luigj Bardhi, për praninë dhe mbështetjen e tij.

“Në përvjetorin e shugurimit të kësaj Kishe, kemi nderin të presim edhe të Dërguarin e Posaçëm të Atit të Shenjtë për Kosovën, Luigj Bardhi. Kemi dashur që të fillojmë misionin tuaj në Kosovë me ndërmjetësimin e Nënë Terezës, pajtores së kësaj Kishe dhe bijës së popullit tonë dhe shpresojmë që ajo do të ju prijë mbarë në ditët e punës dhe të përfaqësimit të Atit të Shenjtë pranë nesh dhe pranë vendi tonë”, tha ai.

Delegati Apostolik për Kosovën, Luigj Bardhi, në fjalën e tij, përcolli bekimin apostolik të Papa Leonit XIV dhe theksoi rëndësinë e trashëgimisë së krishterë në Kosovë.

“Wshtw mua është një motiv i madh gëzimi të mund të kremtoj me ju dhe për ju Eukaristinë në festën e Shën Nënë Terezës, në këtë katedrale të Prishtinës, e cila i është dedikuar asaj. Të gjithëve ju drejtoj përshëndetjet e mia, dhe si përfaqësues i Atit të Shenjtë në Kosovë, kam nderin të ndaj bekimin apostolik të Atit të Shenjtë, Leonit të XIV, si shenjë e hireve të shumta.”, tha ai.

Të ngjashme