Ndeshje volejbolli mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Prishtinë | 05 Sht 2025 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të aktiviteteve përcjellëse për shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, është zhvilluar një ndeshje miqësore volejbolli mes ekipeve të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Të pranishëm në këtë aktivitet sportiv ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë Muhamet Rrumbullaku, të cilët përshëndetën pjesëmarrësit dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve policore.

Të ngjashme