Vazhdon mbështetja për fëmijët e familjeve me asistencë sociale

Prishtinë | 05 Sht 2025 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit ka hapur aplikimin për Programin e Kuponëve për vitin shkollor 2025/26, duke mbuluar pagesën e plotë të kopshtit për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç nga familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale (SAS).

Programi përfshin gjithashtu mbulimin e transportit për fëmijët që banojnë të paktën 4 km larg nga kopshti.

Aplikimi është i hapur deri më 21 shtator 2025 përmes platformës e-Kosova. Për më shumë ndihmë, prindërit mund të drejtohen në Qendrat për Punë Sociale në komunat përkatëse.

Të ngjashme