Kurti pa përgjigje për shkollimin e vajzës jashtë vendit

Prishtinë | 05 Sht 2025 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk dha një përgjigje të qartë kur u pyet nga gazetarët se pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në vend të një përgjigjeje direkte, Kurti sulmoi televizionin Klan Kosova që bëri pyetjen, duke thënë: “Sa i përket televizionit tuaj, besoj që ju duhet t’u thoni pronarëve që t’ia ktheni 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës”.

Të ngjashme