Dy të vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Malishevë

Prishtinë | 05 Sht 2025 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazub të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se aksidenti është raportuar rreth orës 15:50, ku dy vetura janë përplasur mes vete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen e një femre dhe një mashkulli.

Dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.

Të ngjashme