Sot shënohet përvjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, e cila u shpall më 7 shtator 1990 nga delegatët e Kuvendit të Kosovës. Kjo kushtetutë formalizoi Deklaratën e Pavarësisë të 2 korrikut dhe shënoi një hap vendimtar drejt shtetësisë së Kosovës.
Në kushte okupimi të ashpër nga regjimi serb dhe përballë represionit të Sllobodan Millosheviqit, shpallja e saj në Kaçanik u bë simbol i rezistencës dhe vullnetit politik të popullit shqiptar.