Rusia godet ndërtesën kryesore të Qeverisë ukrainase

Prishtinë | 07 Sht 2025 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Një nga ndërtesat kryesore qeveritare të Kievit është dëmtuar si rezultat i sulmeve të natës.

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko ka thënë se një nga ndërtesat kryesore qeveritare të Kievit është dëmtuar si rezultat i sulmeve të natës.

“Për herë të parë, ndërtesa e Qeverisë, çatia dhe katet e sipërme janë dëmtuar për shkak të një sulmi armik. Ekipet e shpëtimit po e shuajnë zjarrin”, është shprehur ajo.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, thotë se ndërtesa qeveritare ishte në flakë si rezultat i një sulmi me dron, raporton BBC.

“Ndërtesa ndodhet në lagjen qendrore Pecherskyi”, ka shkruar Klitschko në një postim në Telegram.

Të ngjashme