Dy qytetarë janë gjobitur sot nga policia për prishje të rendit dhe të qetësisë.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP)”, deklaroi Zaiti për Klankosova.tv.
Ngjarja ndodhi për një mosmarrëveshje në trafik. Mësohet se njëri prej të përfshirëve është kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi