Tashmë në sallën e Gjykatë Themelore në Mitrovicë ka shkuar nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq i cili akuzohet se nxiti protestuesit që t’i sulmojë gazetarët shqiptarë gjatë tensioneve në Leposaviq që ndodhën më 16 qershor të 2023-ës, raporton Ekonomia Online.
Sulmi ka ndodhur gjatë kundërshtimit të vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, në objektin e Komunës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, më 16 qershor 2023, gjatë protestës kundër vizitës së ministrit Krasniqi, Simiq i ka dhënë urdhër turmës që t’i sulmojë mediat dhe më pas ekipet e mediave janë sulmuar me shok-bomba, grushte, shqelma e mjete të forta.
