Uniforma ushtarake, antiplumbë, karikatorë të armës së gjatë AK-47 me municion si dhe mjete tjera ushtarake janë gjetur sot në në Zveçan. Policia ka njoftuar
“Më datën 18.09.2025 rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarake. Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim: 1 Uniformë ushtarake kamufluese, 5 karikator me 132 fishek të armës AK-47, 5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks, 4 pale pantallona ushtrak, 4 jakne ushtarake, 3 fotrolla të radiolidhjeve, 1 antiplumb, 2 rripa brezi ushtarak, 1 jelek taktik, 1 çantë taktike, 1 helmetë e gjelbër, 1 kapelë, dhe 1 dritë rrotative”, njofton policia.
Policia ka njoftuar se dyshohet se armët janë të një personi të dyshimtë i cili është në kërkim për për rastin Banjska.
“Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime. Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska”, përfundon njoftimi.