Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka filluar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizitën e nisi me mërgatën Waterbury, Connecticut.
“Filluam vizitën në SHBA me një takim te përzemërt në mesin e mërgatës sonë në Waterbury, Connecticut! Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbani gjallë për vendlindjen. Mirënjohje të veçantë për Shoqatën “Hasan Prishtina” dhe për bashkëkombësit tanë për pjesëmarrjen”, ka shkruar Osmani.