Besnik Osmani takohet me qytetarë: Dëgjuam zërin e tyre për të reflektuar mbi hapat konkret

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka zhvilluar një takim me banorët pranë Stacionit të Trenit.

Osmani ka njoftuar se përgjatë takimit është biseduar për programin qeverisë dhe ndikimin e tij

“Së bashku me ekipin tim takuam banorët pranë Stacionit të Trenit, ku biseduam për programin qeverisës dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të përditshme”, tha Osmani.

Kandidati i LDK-së theksoi se banorët kanë shprehur shqetësimet dhe mundësitë për zhvillim.

“Dëgjuam nga afër zërin e tyre për të reflektuar mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë në zbatim të programit qeverisës. Banorët shprehën mendimet, shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturës dhe mundësive për zhvillim”, ka shkruar ai.

Të ngjashme