Rama dhe Abdixhiku për fushatë në Bregun e Diellit: Vazhdojmë edhe katër

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale me një tubim të mbajtur sonte në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjete sociale, e ka cilësuar ngjarjen si “madhështore”, duke theksuar se kryeqyteti është me LDK-në dhe kandidatin për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramën.

“Kryeqyteti frymon kaltër.​ Kryeqyteti është me LDK-në.​ Kryeqyteti është me Përparim Ramën. Faleminderit Degës së Tretë për organizim. Faleminderit gjithë qytetarëve për mbështetjen e madhe. Vazhdojmë edhe katër”, u shpreh ai.

Të ngjashme