Kryetari i Këshillit Euroatlantik të Serbisë, Dragan Shormaz, duke iu referuar paradës ushtarake të Serbisë dhe demonstrimit të armatimit para pak ditësh, tha se kjo nuk vlen asnjë gjë , në qoftë se politika e jashtme është e gabueshme.
“Fuqia e një shteti dhe e ushtrisë së tij shihet në fuqinë e aleatëve të tij! Hekurat e shumtë asnjë gjë nuk vlejnë , në qoftë se politika e jashtme është e gabueshme! Një është Lukashenko në Evropë dhe është në kufij të imperisë të së keqes! Republika e Serbisë mund të jetë unike, kompakte, e pasur.. vetëm si anëtare e NATO-s”, shkroi në X, Shormaz.