Këshilltari i presidentes Osmani i përgjigjet Gjuriqit: Po përpiqesh të mohosh kontributin e presidentit Trump

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Rinor Nuhiu, këshilltar i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, i ka reaguar Marko Gjuriqit, ambasadorit të Serbisë në SHBA.

Kjo pasi Gjuriq shkroi në “X”, pas intervistës së Vjosa Osmani e dha në “Fox Neës”, ku siç propagandoi Gjuriq “Osmani shpërndau gënjeshtra”.

Këshliltair i Osmanit i është përgjigjur Gjuriqit duke i thënë se “po përpiqet të mohosh kontributin e presidentit Donald Trump”.

“Marko Gjuriq, ti vazhdon të shpifësh sepse e vërteta të djeg. Po përpiqesh të mohosh kontributin e @POTUS Trump, i cili sot në OKB foli me krenari për punën e tij për paqen gjatë shtatë muajve të fundit, përfshirë edhe në raportet Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.

“Por pse të habitemi? FAKE NEWS është gjithçka që ju bëni”, ka thënë ai.

Të ngjashme