Sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit terrorist serb në Banjskë.
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë, ku nga ky sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Për të përkujtuar këtë ditë sot nën patronatin e Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha organizohen aktivitete për shënimin e dy vjetorit të rënies heroike të Heroit Afrim Bunjaku:
10:30 – Homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku
Krerët shtetëror së bashku me kabinetin qeveritar, ministrin e punëve të brendshme, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, korin diplomatik dhe zyrtar të tjerë nga Policia e Kosovës do të bëjnë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.
Vendosja e kurorave me lule nga krerët shtetëror së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
15:00 – Akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë