Policia e Kosovës zhvillon aksion kundër trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave

Prishtinë | 24 Sht 2025 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, konfirmoi për Ekonomia Online se aksioni lidhet me dyshime për trafikim me substanca narkotike dhe vepra të tjera penale, përfshirë organizimin e grupit kriminal, shpërndarjen e drogës dhe pastrimin e parave.

“Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në disa lokacione. Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet pas përfundimit të operacionit policor”, tha Luta.

Të ngjashme