Limaj: Afrim Bunjakun, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë

Prishtinë | 24 Sht 2025 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku që u vra gjatë përballjes me terroristët serb në Banjskë të Zveçanit. Limaj tha se rënia e tij është dëshmi e përkushtimit të pakompromis ndaj atdheut.

“Sot përkujtojmë me dhimbje dhe krenari heroin më të ri të Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë. Rënia e tij heroike është dëshmi e përkushtimit të pakompromis ndaj detyrës, ndaj atdheut dhe ndaj paqes së fituar me shumë mund e sakrificë. Vepra dhe sakrifica e Afrimit do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë. Lavdi e përjetshme emrit, veprës dhe kujtimit të Heroit, Afrim Bunjaku”, ka shkruar Limaj.

Të ngjashme