Policia e Kosovës e ka konfirmuar rrahjen brenda objektit të komunës së Prishtinës.
Si rezultat, tre persona janë shoqëruar në Polici.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Enis Pllana, zëdhënësi i Policisë në Prishtinë.