Drejtori Ekzekutivë i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxha priti ne takim Këshilltaren për Tregti në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, Seda Ulukaya ku u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në sektorin që mbulon AUV.
Fokus i diskutimit në takim ishte edhe kontrolli i cilësisë së ushqimit i cili hynë në Kosovë nga shtete të ndryshme si dhe kontrolli veterinar, fusha këto të cilat sherbejnë në rritjen e standardeve për të garantuar produkte të sigurta dhe cilësore për konsumatorët.
Gjatë takimit të dyja palët, u dakorduan se thellimi i bashkepunimit në shkëmbimin e përvojave të cilat ndikojnë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e kontrollit të ushqimit dhe shëndetit veterinar do të jetë prioritet për të ardhmen për agjencitë shtetërore të të dyja vendeve.