Sindikata e Policisë së Kosovës nderon heroin Afrim Bunjaku

Prishtinë | 24 Sht 2025 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Sot, në dyvjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës së bashku me nënkryetaren dhe bashkëpunëtorët e sindikatës, vendosën kurora lulesh pranë varrit të tij, duke nderuar me respekt e mirënjohje sakrificën e tij sublime.

Po ashtu, përfaqësuesit e sindikatës morën pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me rastin e këtij përvjetori, duke qëndruar pranë familjes së heroit, kolegëve dhe qytetarëve që përkujtojnë me krenari veprën e tij.

Rreshteri Afrim Bunjaku mbetet përjetësisht shembull i trimërisë, përkushtimit dhe sakrificës në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe lirisë së qytetarëve tanë.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Të ngjashme